Lajme

AGK: Fushatë e rrezikshme me fotomontazhe ndaj gazetarëve 

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 31 Maj 2023

Në rrjete sociale ka filluar një fushatë me fotografi të montuara kundër gazetarëve Berat Buzhala, Bekim Kabashi dhe Lavdim Hamidi, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me këtë fushatë kundër tyre ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilën e quajti të rrezikshme.

“Foto-montazha e Buzhalës është krijuar në atë formë që të duket gjoja se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ripostuar një cicërimë të Buzhalës, duke thënë se është njëri nga gazetarët më të mirë kosovar. Ndërsa, Kabashit dhe Hamidit, u janë vendosur flamuj të Serbisë në ballë me mbishkrimet: “Zagarët e Vuciqit”, si dhe “Bravo vëlla” (duke aluduar se kështu po iu drejtohet presidenti Serb dy gazetarëve)”, thuhet në reagimin e AGK-së.

-Advertisement-

Gjithashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën thirrje që fushatat e tilla denigruese të ndalen, në mënyrë që mediet të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy