Lajme

AGK: E rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e Shefit të Stafit të presidentes Osmani

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 30 March 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ika reaguar Shefit të Stafit të Presidentes, Blerim Vela, pasi ky i fundit akuzoi mediat për tentim-puç ndaj institucioneve dhe dirigjim nga Beogradi.

“Jo për herë të parë, Blerim Vela – Shef i Stafit të Presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, ka sulmuar mediet e Kosovës, pas raportimeve për një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për deputetë të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, që si zinxhir mund të vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentes. Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj medieve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja i bëri thirrje presidentes Osmani që përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj medieve nga kabineti i saj.

-Advertisement-

“Osmani që përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj medieve nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre”, u tha tutje në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera