Lajme

AGK: Dy gazetarë pësuan nga spreji i Policisë

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 24 November 2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi se dy gazetarë pësuan nga spreji gjatë aksionit për arrestimin e deputetëve të VV-së

Gazetarja Valdete Berisha si dhe kameramani Safet Hyseni pësuan nga spreji lotsjellës gjatë aksionit të Policisë së Kosovës për arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes.

Derisa Policia e Kosovës po kryente aksionin e arrestimit të deputetëve të Vetëvendosjes, të dy gazetarët që ishin duke përcjell këtë ngjarje pësuan nga hedhja e sasisë së madhe të spreit nga ana e policisë.

-Advertisement-

Derisa kameramani, Hyseni është në gjendje të mirë shëndetësore, gazetarja Valdete Berisha ka kërkuar trajtim mjekësor. Gjendja e saj është stabile dhe përpos problemeve që i ka shkaktuar spreji ajo nuk ka ndonjë lëndim trupor”, bëhet e ditur në njoftim e Policisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera