Lajme

AGK dënon gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve nga deputeti Milaim Zeka

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 11 September 2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar gjuhën e përdorur nga ish-gazetari, tani deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ndaj gazetarëve Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi nga Insjader.

“Gjuha akuzuese e përdorur nga deputeti Milaim Zeka nuk përkon me punën dhe misionin që ka një deputet.

AGK-ja konsideron se deputeti Zeka duhet të përfaqësojë denjësisht interesin qytetarë e jo të shndërrohet në akuzues të mediave dhe gazetarëve në vend”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga deputeti në fjalë që t’i ndalojë akuzat ndaj ish-kolegëve gazetarë dhe të angazhohet në vendosjen e raporteve profesionale me ta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera