Lajme

AGK dënon ashpër sụlmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 27 September 2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me sulmin që u bëri mediave nga Neë York, duke e dënuar ashpër.

Kurti ka drejtuar akuza ndaj mediave duke thënë se paguhen nga regjimet e kaluara.

AGK ka thënë se e sheh me shumë shqetësim një përpjekte të tillë për të minuar kredibilitetin e mediave në Kosovë, “pa asnjë fakt dhe argument”.

-Advertisement-

“Në raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij, Kosova ka shënuar rënie drastike prej 19 vendesh sa i përket lirisë së shtypit, andaj ftojmë Kryeministrin Albin Kurti të përmbahet nga fushata të tilla dhe nga paralajmërimet e tij politike për përndjekje dhe mësymje ndaj mediave e gazetarëve mbi aludime të pa argumentuara, gjë që e përkeqëson edhe më tej situatën në vend sa i përket lirisë së medias dhe ambientit të të bërit gazetari. Problematizimi i çështjes së dezinformatave dhe lajmeve të rreme, për të cilat pretendon kryeministri Kurti, nuk bëhet në asjnë mënyrë duke cenuar rëndë dhe pa asnjë argument kredibilitetin e mediave, si një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë në vend”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Kurti, i cili po qëndron në New York në javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka sulmuar opozitën dhe mediat prej atje.

Në fjalimin e tij në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste, Kurti ka thënë se “regjimi i vjetër” ka humbur fuqinë e vet politike dhe shton se po frikësohen nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai ka sulmuar edhe mediat duke thënë se regjimi i vjetër ‘duke shpërndarë para tek media të caktuara online po krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata.”

“Regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e tyre të pista. Të frikësuar nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që është në proces të bërjes, ata synojnë të frikësojnë edhe të tjerët po ashtu, duke shpërndarë para tek media të caktuara online që krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata. Kështu, kur ne problematizojmë çështjen e lajmeve të rreme e dezinformatave, ndoshta është mirë të ndjekim edhe udhëzimin e vlefshëm amerikan ‘’me i ndjekë paratë’’, për shkak se këta që krijojnë lajme të rreme e dezinformata, nuk e bëjnë këtë në baza vullnetare. Dikush, diku, disi i paguan për këtë, dhe kjo përbën aktivitet kriminal e illegal të cilin ne, si shtete socialiste e socialdemokrate, duhet ta ndjekim”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera