Lajme

Agjenti serb Zhivaljeviq kishte kontakte me deputetin Stoilkoviq të OBRM-PDUKM-së dhe ndikoi në natën e dhunshme të 27 prillit (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 30 May 2017

Rrjeti serb për hulumtimin e krimit dhe korrupsionit ”Krir”ka publikuar një dokument për të cilin thotë se është raport nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, pjesë e MPB-së së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dokumenti përmban transkriptë të bisedave ndërmjet deputetit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ivan Stoilkoviq, dhe agjentit serb, Goran Zhivaljeviq. Bëhet fjalë për të njëjtin agjent që ka qenë i pranishëm në natën e dhumshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Në transkriptë përmendet analisti serb, Mirosllav Llazanski që ka qenë i pranishëm në mediat maqedonase dhe serbe me analiza që kanë qenë në të mirë të OBRM-PDUKM-së, dhe në të keq të LSDM-së dhe shumicës së re parlamentare.

-Advertisement-

Sipas Krir, raporti përfundon me konkludimin se agjenti serb i ka kontrolluar dhe udhëzuar aktivistët e deputetit Stoilkoviq, kurse përmes tij, ka tentuar që të ndikojë mbi situatën politike në Maqedoni.

Dokumentin e plotë e gjeni në këtë vegëz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera