Lajme

Agjenti inçizon villën e Ivanovit me dron, arrestohet nën dyshimin e spiunit

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 06 June 2017

Agjenti slloven i shërbimit të sigurisë në muajin prill të vitit të kaluar, është arrestuar në Maqedoni. Ai me dron e ka inçizuar vilën e kryetarit Gjorge Ivanov në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Slloveni është prezantuar si agjent i shërbimit intelegjent të Sllovenisë, ndërsa ka treguar edhe legjitimitetin se është zyrtar i NATO-s.

Ai i ka thënë policisë se është nga misioni i NATO-s në Napoli dhe se në Maqedoni është privatisht. Për dronin ka thënë se është personalisht i tij dhe se ka lozur me djalin e tij.

-Advertisement-

Policia e Maqedonisë e ka vërejtur, ia ka marrë dronin, ka dyshuar për spiunazhë edhe ka informuar MPB-në e Sllovenisë. Ministria e Sllovenisë më pas ka kontaktuar qeverinë e Maqedonisë, i janë kthyer dokumentet dhe droni edhe ishte liruar me gjobë prej 500 euro. Nga ministria e Sllovenisë, informojnë se qytetari i tyre nuk ishte në asnjë çfarë mision të fshehtë në Maqedoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera