Sport

Agjenti i Gareth Bale “thumbon” Real Madridin, ata duhet të puthin tokën ku ka ecur ai

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 22 September 2020

Agjenti i Gareth Bale ka folur pas rikthimit të uellsianit në Tottenham, shkruan Gazeta inFokus.

Jonathan Barnett ka thënë që Bale nuk është trajtuar si duhet tek Real Madridi, duke shtuar që 31 vjeçari duhet të qëndroj me gjatë tek Tottenham, e jo vetëm një vit.

“Gjëja më e rëndësishme është që ai po e shijon lojën e tij, për aq kohë që kjo do të ndodhë gjithçka është në rregull”.

-Advertisement-

Ndërsa sa i përket viteve të kaluara në ‘Santiago Bernabeu’, Barnett ka thënë që Bale nuk ka marrur respektin e duhur.

“Ai është ndoshta futbollisti më i suksesshëm i dalur nga Britania. Për dikë që bën aq shumë për klubin e tij, siç ka bërë Bale për Real Madridin, ai nuk e ka marrur respektin e merituar.Për atë çfarë Bale ka arritur më madrilienët, ata duhet të puthin tokën ku eci ai”, ka thënë Barnett.

Bale është rikthyer tek Tottenham pas gjashtë vitesh pasi trajneri Zidane nuk i kishte dhënë minuta./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera