Lajme

Agjentët sekret rus pjesë e protestës në Graqanicë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 12 January 2020

Disa persona më 9 janar dolën rrugëve të Graçanicës, në organizimin e protestës për ta kundërshtuar siç thonë shtetëzimin e Kishës Ortodokse në Malin e Zi, shkruan gazeta inFokus

Por, në protestë nuk ishin veç serbët.

Aty pjesë mori pjesë edhe një pjestëar i shërbimit sekret rus i njohur si GRU.

-Advertisement-

Bashkë me të ishin edhe dy shtetas rus të tjerë.

Këtë gjë ia kanë konfirmuar Kosovapressit burimet brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Këto burime gjithashtu kanë thënë që pjesëtari i shërbimit sekret ushtarak ka hyrë në Kosovë më 7 janara nëpërmjet një rruge ilegale nga Mali i Zi dhe se posedon dokumente të falsifikuara si punëtor i UNMIK-ut, duke i dhënë edhe imunitet diplomatik, shkruan gazeta inFokus.

Ky person më 8 dhe 9 janar ka qëndruar në Manastirin e Graqanicës i shoqëruar nga dy rusët tjerë e një përkthyer serb për t’u takuar me klerikët e kësaj zone.

Por, veç kësaj proteste, të njëjtit po planifikojnë ehde një fushatë të ashtuquajtur për “mbrojtjen e shtyllës së ortodoksisë në Prizren”, shkruan gazeta inFokus.

Kuvendi i Malit të Zi me propozimin e qverisë ka miratuar kohë më parë një ligj për lirinë e besimit e bindjeve fetare e të pozitës juridike të bashkësive fetare.

Ky ligj parashikon shtetësimin e pronave për të cilat kiusha nuk mund të dëshmoj që i përkasin periudhës para 1918, e që pas kësaj date Mali i Zi nuk ishte shtet i pavarir por pjesë e mbretërisë serbo-kroate-sllovene./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera