Lajme

Agjencitë për menaxhimin e krizave mbajnë ushtrim fushorë

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 26 May 2017

ot kazermën e FSK-së në Bardh të Vogël mbahet aktiviteti i ushtrimit fushorë të institucioneve dhe agjencive të Kosovës për menaxhimin e krizave, në rastet e incidenti me tren.

Në ushtrim janë të përfshirë njësitet e këtyre institucioneve dhe agjencive: Ambasada Amerikane,  KFOR-i Amerikan, Forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia për Menaxhimit të Krizave, Policia e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës, Zjarrfikësit, Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Fushë Kosovë dhe Stafi nga Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë.

Operacionet e ushtrimit do ti përcjellin nga afër; Atasheu i mbrojtjes dhe Atasheu ushtarak amerikan, shefi i Zyrës Amerikane për Bashkëpunim, gjeneral dhe oficerë të lartë të FSK-së, KFOR-it amerikan si dhe oficerë të lartë nga Policia e Kosovës e zyrtarë të lartë nga të gjitha institucionet dhe agjencitë e përfshira në ushtrim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera