Lajme

Agjencia Qendrore e Prokurimit rrezikon t’ia humbë buxhetit 2.6 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 07 May 2018

Shkaku i planifikimit të dobët dhe i realizimit të ulët të kontratave të centralizuara të cilat Agjencia Qendrore e Prokurimit i kishte zhvilluar gjatë viteve 2015-2016, buxheti i Kosovës rrezikon të pësojë humbje prej 2.6 milionë eurosh.

Edhe pse AQP-ja ishte themeluar për të kursyer paratë e buxhetit të shtetit përmes blerjes së centralizuar, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, “Vlera për para në prokurimet e centralizuara”, tregohet se ekziston rreziku që furnitorët të paguhen pa dorëzuar mallra, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë auditimit të 8 nga gjithsej 15 kontrata të centralizuara të zhvilluara nga AQP-ja për periudhë trevjeçare, del se për 16-20 muaj ato janë realizuar vetëm rreth 15-20 për qind. Raporti nxjerr në pah se në disa raste çmimet e AQP-së ishin më të larta se çmimet individuale të institucioneve publike.

-Advertisement-

Sipas ZKA-së, AQP-ja ka mangësi substanciale në menaxhimin e procesit të prokurimeve të centralizuara në veçanti me hulumtimin e tregut dhe monitorimin e implementimin e kontratave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera