Lajme

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpalli shitjen e aseteve të ndërmarrëve përmes likuidimit

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 04 August 2017

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.35.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 35 përmban 65 asete/njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin korrik 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit ëëë.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

-Advertisement-

Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.35 do të jetë data 30 gusht 2017.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 06 shtator 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

(Bashkangjitur (në atach) gjeni listën e aseteve të tenderuara në këtë valë të shitjeve).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera