Agjencia japoneze dhe MMPH nisin projektin për identifikimin e ndotësve të ajrit
Autori: Gazeta inFokus
16:01 | 12 February 2018
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (JICA), bën te ditur zyra për informim e kësaj ministrie.
Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet JICA-s dhe MMPH-së si dhe projektet të cilat i mbështetë kjo agjenci.Sipas komunikatës, ministrja Reshitaj e përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze u koordinuan që brenda këtij muaji të nisë një hulumtim i mirëfilltë me të cilin do të identifikohen ndotësit e ajrit.
“Me këtë hulumtim do të kuptohet se kush në të vërtet është ndotës më i madh i ajrit dhe në çfarë periudha kohore”, deklaroi Reshitaj.
Ministrja ka kërkuar që hulumtimi të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe të përmbajë të dhëna të detajuara, në mënyrë që pastaj të jetë më i lehtë orientimi dhe fokusimi i masave për përmirësim të ndotjes së ajrit.Eksperti për monitorimin e cilësisë së ajrit nga Japonia, Keiichi Takahashi, ka potencuar se aktualisht nuk ka të dhëna të sakta të ndotësve të ajrit në rajonin e Prishtinës.
Sipas tij, ky hulumtim do të gjej dhe do të saktësojë burimin e ndotësve.Në takim u bë e ditur se në këtë projekt hulumtim do të përfshihen ekspert japonez dhe vendës edhe studentë të Fakultetit të Makinerisë dhe ata të Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.
Projekti parasheh hulumtimin e përdorimit të lëndëve djegëse nga ekonomitë familjare, fabrikat dhe operatorët e tjerë ekonomik.Pas përfundimit të hulumtimit do të përfitohen të dhëna statistikore për llojin e lëndës djegëse, numrin dhe vitin e prodhimit të makinerisë së lëvizshme, pjesëmarrëse në komunikacion.
Nga oxhaqet e Termocentraleve të KEK-ut, Ferronikelit, fabrikave të prodhimi të asfaltit dhe të ndërmarrjeve tjera do të kontrollohet sasia e emetimit të gazrave në natyrë.Projekti është paraparë të zgjasë 18 muaj, dhe përfundimisht do të identifikohen ndotësit e ajrit në rajonin e Prishtinës, në varësi edhe të ndryshimeve meteorologjike.
“Pas përfundimit të projektit do të nxjerrën rekomandime dhe do të merren masa, varësisht nga burimi dhe niveli i ndotjes me qëllim të përmirësimit të ajrit në Prishtinë dhe rrethinë”, theksohet në komuniaktë.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































