Lajme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent reagon pas paralajmërimeve për vërshime

Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 17 January 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se duke filluar nga e hëna pasdite dhe gjatë dy ditëve në vijim (17, 18 janar 2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit, derisa të martën reshjet do do të përfshijnë tërë vendin.

IHK paralajmëron se në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karakter të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dheut.

Pas njoftimit të IHK, ka reaguar edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

-Advertisement-

Bazuar në paralajmërimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ( IHMK) për vërshime në ditët në vijim, dhe me qëllim të gatishmërisë së institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë (SMSHN), Agjencia e Menaxhimit Emergjent udhëzon për ngritje të gatishmërisë në nivel vendi, për Qendrat Operative Emergjente 112, Njësitë Profesionale të Zjarrfikëse dhe Shpëtimit-NJPZSH si dhe Strukturat për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë –SMSHNJ, Drejtoritë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe kapacitetet e subjekteve relevante në nivel lokal dhe qendror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera