Agimi për Ferizajn !
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 17 October 2017
Kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt nga Partia Demokratike e Kosovës, Agim Aliu në një intervistë ekskluzive për Portalin “Infokusi.com” ka shpalosur projektet që do të realizohen gjatë mandatit të tij qeverisës.
Aliu ka treguar në detaje prioritete e tij në fushën e ekonomisë , arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, menaxhimit të buxhetit.
Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë me Agim Aliun.
Infokusi: Pse keni vendosur të rikandidoheni për pozitën e kryetarit të komunës së Ferizajt?
Agim Aliu: Ishte kërkesë e qytetarëve të komunës së Ferizajt, sigurisht që ishte edhe kërkesë e miqve dhe përkrahëseve partiak brenda Partisë Demokratike dhe duke pasur parasysh një vullnet të tillë që ishte i shprehur në masë të madhe edhe nga politika po edhe nga qytetaria e Ferizajt unë nuk kam mundur të jem indiferent ndaj një kërkesë të tillë. Nuk kam mundur të jem edhe anashkalues ndaj ndërtimit të një shprese që qytetarët e kanë , që Ferizaj të marrë një drejtim të ri dhe që Ferizajt dhe qytetarëve të tyre të u kthehet shpresa se mund të kenë një qytet më të mirë dhe një qytet siç ata duan. Pra Ferizaj ka nevojë për një ndryshim, Ferizaj ka nevoje për një drejtim të ri dhe këta qytetarë dhe ne e shohim se kjo mund të bëhet ne me.
Infokusi : Cila është arsyeja që qytetarët e Ferizajt duhet të votojnë për ju ?
Agim Aliu: Qytetarët e Ferizajt duhet të më votojnë për faktin se përvoja ime është një dëshmi e mirëqeverisjes në kohën kur unë kam qenë kryetar i komunës së Ferizajt, ne praktikisht kemi ndryshuar Ferizajn dhe sot është një qytet shumë më urban pavarësisht që kemi bërë ndërhyrjet më të mëdha gjatë kohës së qeverisjes përmes projekteve strategjike por edhe përmes një standardi të mirë të ndërtimit të këtyre projekteve. Vetëm në kohën time unë kam pasur dy nga projektet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë Ferizaj që janë financuar nga buxheti i komunës , sheshi i qytetit të Ferizajt si dhe rruga “Rexhep Bislimi” që ka kushtuar asokohe diku mbi 5 milionë euro. Raportet e mira që kemi krijuar me biznese kanë hapur vende pune për të rinjtë dhe kanë refleturta në buxhetin e komunës në sport , kulturë, etj.
Infokusi: Cilat janë disa nga prioritete tuaj nëse ju merrni pozitën e të parit të komunës së Ferizajt?
Agim Aliu: Disa nga prioritet krijimi i fondit për punësim, subvencionimi i bizneseve dhe subvencionimi i kamatave për biznese, Arsimi, Familja dhe Siguria, Shëndetësia dhe Mirëqena sociale, Infrastruktura. Do të krijojmë fondin e punësimit duke vazhduar një bashkëpunim të mirë që kemi ndërtuar me komunitetin e biznesit. Subvencionimi i bizneseve me mjete monetare ku të hyrat në këtë pikë të buxhetit do të jenë nga të hyrat komunale, nga buxheti i komunës ndërsa pika e dytë do të jetë subvencionimi i kamatave për bizneset të cilat do të konkurrojnë në komunë, ku komuna do e bëjë kamatën 0 për këto biznese ndërsa ne do të ofrojmë kushte të veçanta për bankat që do të konkurrojnë për të dhënë kredi dhe për bizneset që të jenë përfituese të tyre. Në këtë mënyrë do të krijohet një fond i punësimit dhe do të ofrohen mundësi shumë të mëdha për të rinjtë që të punësohen.
Infokusi: Si do ti qaseni fushës së arsimit në komunën e Ferizajt?
Agim Aliu: Politikat e arsimit janë prioritet qeverisjes time përveç angazhimit, hapjes së drejtimeve të reja profesionale që unë do e bëjë përmes formimit të një këshilli profesional në kuadër të komunës së Ferizajt që të identifikoj pikërisht këto profesionale dhe pastaj të hartoj politika respektivisht të hartoj korikula në mënyrë që të jenë pjesë e shkollës profesionale. Angazhim të veçantë në arsim do ti jap depolitizimit në arsim, unë do i jap një rol te veçantë këshillit të prindërve ku do të jenë pjesë e panelit intervistues në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, Ne do të bashkëpunojmë më institucionet e sigurisë, agjencitë e sigurisë dhe shoqërinë civile që kanë më shumë specializim në këto dukuri negative që së bashku në ti luftojmë. Unë I garantoj ata se do të kenë përkrahjen time do të ndaj edhe buxhet për sigurinë në shkolla por pres edhe angazhimin e prindërve dhe tërë shoqërisë që të luftojmë këtë të keqe e cila në fakt do të na determinoj të ardhmen tonë që ndoshta dikur do të jetë vonë për disa ndërhyrje.
Infokusi: Cilat janë projektet tuaj për fushën e Infrastrukturës ?
Agim Aliu: Projektet infrastrukturore janë prioritete e mia, ujësjellës dhe kanalizim në çdo fshatë dhe lagje të qytetit. Bashkimin I Ferizajt përmes 3 fazave : faza 1. Ndërtimi apo vazhdimi I ndërtimit të një nënkalimi ekzistues që kalon në rrugën “ Mehmet Kaqiku”, 2. Ndërtimi I një mbikalimi harkor që do të jetë mbi hekurudhën e Ferizajt dhe projekti kryesori bashkimit të qytetit është ndërtimi I një nënkalimi rrugor praktikisht dy pjesë të ndara të qytetit të Ferizajt do të bashkohen përmes këtij nënkalimi. Ky projekt me tri faza do të financohet nga buxheti I komunës.
Infokusi: Cilat politika do të përdorni për të ndryshuar sistemin shëndetësor ?
Agim Aliu: Gjatë mandatit tim do të ndërtohet Qendra Diagnostike ku do të bëhen të gjitha incizimet dhe ekzaminimet që tashmë mungojnë në kuadër të Qendrës Mjekësore Familjare. Gjatë mandatit të kaluar kam fituar buxhetin për ndërtimin e spitalit të qytetit por që fatkeqësisht edhe mas 4 viteve nuk është përpunuar andaj është koha që të përfundohen tani , mjekët mungojnë në fshatra të caktuara andaj banorët duhet të udhëtojnë për të marrë kujdesin mjekësor , ne do të sjellim mjekun te pacienti dhe jo pacienti të shkoj te mjeku.
Infokusi: Si mendoni ta menaxhoni buxhetin komunal ?
Agim Aliu: Një pjesë e buxhetit do të shkoj në përmbyllje të investimeve në Ferizaj dhe për të realizuar ato synime strategjike të projekteve. Unë kam ndërtuar një ekip e cila është e përbërë prej arkitektëve, ndërtimtarëve, inxhinierëve, e do të provoj që këta të jenë një lloj ode dhe gjatë qeverisjes sime për çdo projekt ata të këshillohen ne mua dhe unë të kam mendimin profesional të tyre dhe të bëjë ndërhyrjet adekuate sa i përket çështjeve të urbanizmit dhe çështjeve që kanë të bëjnë me komunikacionin. Duhet të shtojmë buxhetin edhe sa i përket shërbimeve publike respektivisht mirëmbajtjes apo kompanive publike që merren me ambientin me mbeturina me pastrimin e qytetit por dhe me shërbime që kanë të bëjnë me ujin dhe kanalizimin sepse ne kemi shume lokalitete e sidomos në fshatra ku ata kanë rrjete të ujësjellësit por nuk kanë ujë dhe ne do të ndajmë fonde pikërisht që kompania “Bifurkacioni” që është kompani publike në Ferizaj të ketë një mirëmbajtje më të mirë pikërisht të këtyre ujësjellësve dhe kanalizimeve , fjala po bie në fshatin “ Komogllavë” qe disa vite nuk ka ujë për shakë të defekteve që janë në pompat që do të duhej të ishin funksionale për të furnizuar me ujë banorët e e Komogllaves. Ne nuk do e lejojmë këtë sepse nuk është e kushtueshme por është më shumë menaxhim joadekuat edhe nga kompania por edhe nga vet komuna.
Infokusi: A mund të na evidentoni disa nga keqpërdorimet e kryetarit aktual gjatë qeverisjes së tij me qytetin e Ferizajt ?
Agim Aliu: Lajmi më i mirë është që kjo nuk do të jetë qeveria udhëheqëse në Ferizaj pas 22 tetorit sepse nuk ka qenë qeveri që ka dhënë dinjitet dhe në shërbim të qytetarëve por ka qenë qeveri e cila u ka shërbyer një mini grupi politik. Kemi pasur degradim në administratën e komunës së Ferizajt, kemi pasur degradim në sistemin arsimor, kemi degradim të projekteve të caktuara që ne i kishim lënë si trashëgimi, nuk ka pasur asnjë ditë që nuk është shkelur ligji. Ne kemi përgatitur edhe një dosje që e kemi dorëzuar në Ministrinë e Pushtetit Lokal gjatë kohës së të bërit opozitë pikërisht për këto shkelje. Pas 22 tetorit bashkë më qytetarë do ti japin Ferizajt drejtim të ri./INFOKUSI
Të tjera
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...