Lajme

Agim Veliut i dështon tenderi prej 800 mijë euro që ia dha operatorit më të shtrenjtë

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 29 October 2020

Një tenderi prej 800 mijë eurosh për “Furnizim me aparate të frymëmarrjes dhe bombola të ajrit” i ka dështuar Ministrisë së drejtuar nga Agim Veliut.

Kjo pasi në të ishin gjetur shkelje të shumta të rregullave të prokurimit që aplikohen në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë tender Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Agim Veliu ia kishte dhënë operatorit që bëri ofertën me çmim më të lartë, “Albkos Safety” dhe atë prej 800 mijë euro.

-Advertisement-

Për këtë ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, kompania “NTSH M.S. Medicom B.I” e cila kishte dhënë çmim dukshëm më të ulët.

“NTSH M.S. Medicom B.I” ka kërkuar rishpallje të tenderit pasi ka fakte të mjaftueshme për shkelje procedurash dhe shkelje të pesë neneve të Ligjit për Prokurim Publik nga autoriteti kontraktues që në këtë rast ishte Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas qasjes në dokumente tenderuese të ofruara nga operatorit ekonomik “Albkos Safety”, operatori ankues ka vërejtur se fituesi nuk i përmbushë kriteret lidhur me specifikacionet teknike të përcaktuara në aneksin e parë të dosjes së tenderit.

Përfundimisht OSHP ka marr vendim që të aprovohet ankesa e “NTSH M.S. Medicom B.I” dhe lënda të kthehet në rivlerësim.

Ankesa për këtë tender të Ministrisë së Veliut është bërë nga “NTSH M.S. Medicom B.I” sipas të cilës ky tender ka thyer 5 nene të ligjit për Prokurimin Publik e duke përfshirë këtu edhe çmimin më të lartë që ndikon negativisht në buxhetin e shtetit./Gazeta inFokus/  

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera