Lajme

Agim Veliu tregon se çfarë do të bëhet nëse nuk arrihet marrëveshja me VV-në

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 21 January 2020

Agim veliu, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se do të tentojnë të bëjnë marrëveshje me VV-në për koalicionin bashkëqeverisës.

Por sipas Veliut do të provojnë me VV-në e nëse nuk funkisonon atëherë do të shikojnë opsionet tjera, shkruan gazeta inFokus.

I pyetur se a janë zgjedhjet e vetmja zgjidhje nëse nuk arrihet marrëveshja me VV-në, ai u përgjigj se njëherë do tentojnë me Vetëvendosjen dhe pastaj do të shohin opsionet tjera.

-Advertisement-

“Sigurisht që nuk jam pengesë për një koalicion të tillë. E kam thënë më herët se në organet e partisë e kam dhënë mendimin tim. Çfarëdo vendimi që merret në organet me shumicë unë e respektoj, por i shprehi mendimet e mia.”

“Ne të përfundojmë bisedimet me VV-në dhe pastaj organet e LDK-së duhet të mblidhen dhe të japin fjalën e tyre”, ka thënë nënkryetari i LDK-së”, tha Veliu në T7./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera