Lajme

Agim Veliu s’ka ndryshuar asgjë nga dje

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 04 April 2021

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili mbrëmë nuk e ka votuar Vjosa Osmanin për presidente, nuk do të votojë as sot.
Kështu ka bërë të ditur vetë Veliu me anë të një deklarate të shkurtër për media.

“S’ka ndryshuar asgjë nga dje”, tha Veliu pak para se të hyjë në sallë.
Teksa nuk dëshiroi të prononcohet më shumë për media.
Ndryshe, shefi i GP-së së LDK-së Arben Gashi, ka thënë se shefja e GP-së së LVV-së Mimoza Kusari-Lila, ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj deputetëve të LDK-së, sidomos ndaj Agim Veliut, Avdullah Hotit dhe Driton Selmanajt.
Ai theksoi se treshja e LDK-së që s’e votoi mbrëmë Osmanin ka sërish qëndrim të njejtë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera