Lajme

Agim Veliu për Haki Abazin: Argat i kujt je ti?

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 26 March 2020

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, pas sulmeve dhe akuzave që ky i fundit po i bën në drejtim të LDK-së.

Veliu e pyet Abazin “argat i kujt je ti?”, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Veliut, “njeriu që nuk la njeri brenda e jashtë LDK-së pa përgjëruar që t’i hapej dera e Lidhjes Demokratike, që të akomodohej tek ne, tash vjell vrer e helm ndaj partisë që mbeti një ëndërr e pa realizuar e tij”.

-Advertisement-

Veliu ka thënë se Abazi ka bërë përpjekje disa herë ta takonte me qëllim që të bëhej pjesë e LDK-së por nuk arriti e për këtë arsye tani vjell vrer për një ëndërr të parealizuar./Gazeta inFokus/

Ky është reagimi i plotë:                        

Njeriu që nuk la njeri brenda e jashtë LDK-së pa përgjëruar që t’i hapej dera e Lidhjes Demokratike, që të akomodohej tek ne, tash vjell vrer e helm ndaj partisë që mbeti një ëndërr e pa realizuar e tij.

Haki Abazi, derisa drejtonte një fondacion, përmes miqve të mi disa herë bëri përpjekje të më takonte me qëllim që të bëhej pjesë e LDK-së, por asnjëherë s’ia ofrova një rast të tillë.

Njeriu i konspiracioneve, që lakoi emra për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, kurse për vdekjen në burg të Astrit Deharit i bëri përgjegjës aktivistët VV-së, tash i akomoduar pikërisht në VV, po bën avokatin më të zëshëm të tyre, duke akuzuar e shpifur ndaj zyrtarëve të lartë të LDK-së. Në fakt, ai veç po e tregon fytyrën e vërtetë.

Haki, me gjithë respektin më të lartë për babin tënd, i cili ishte një veprimtar e aktivist i palodhshëm i viteve ’90-ta, më duhet ta bëj një pyetje: argat i kujt je ti?

E dimë se ke bërë turr të marrësh bajrakun të dëshmohesh si më i devotshmi dhe më i zëshmi i ushtrisë propagandistike, por kjo nuk të jep të drejtë të bësh shpifje e fyerje. Përmbahu Haki!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera