Lajme

Agim Veliu paralajmëron sulmuesit e Avdullah Hotit

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 22 February 2020

Agim Veliu, misnistër i Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmit  me vezë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se aktete  tilla janë të papranueshme dhe se shprehja e mospajtimit mund të bëhet me mjete demokratike dhe përmes rrugëve institucionale.

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti është një akt qyqar, me qëllim pengimin e proceseve pozitive në vend. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme. Shprehja e mospajtimit dhe pakënaqësisë për çfarëdo procesi, duhet të bëhet përmes mjeteve demokratike dhe rrugës institucionale”, shkruan Veliu./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera