Lajme

Agim Veliu me humor flet për takimin e LDK’së me LVV’në

Autori: Doresa Geci 12:26 | 10 December 2019

Ndonëse kanë kaluar dy javë nga takimi i fundit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi i radhës.

Gazeta inFokus për këtë punë ka pyetur nënkryetarin e LDK’së, Agim Veliun, i cili me humor është përgjigjur se nuk dinë asgjë se kur do të mbahet ky takim.

Duke folur për motin që po mbizotëron gjatë ditës në Kosovë, Veliu nuk ka dhënë asnjë informacion rreth takimit se partisë së tij dhe LVV’së.

-Advertisement-

“Hiq s’di sot kurgjo, shi po bien, qetë mirë, nuk kom informacione se kur do të mbahet takimi”, ka thënë Veliu për Gazetën inFokus.

Por situata e qetë nuk është aspak në këto dy parti, pasi që për poste politike nuk po munden të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje presin kthimin e kreut të tyre në Kosovë për të mbajtur takimi me LDK’në.

“Kur do të takohen nuk e dijmë, por besojmë që pas kthimit të Kryetarit Kurti në Kosovë do të ketë takim mes VV-së dhe LDK-së në drejtim të arritjes së koalicionit dhe krijimit të qeverisë së re”, thuhet në përgjigjen e LVV’së për Gazetën inFokus.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike nuk janë duke u pajtuar për postin e Presidentit dhe atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Këto dy subjekte polikë janë pajtuar për programin qeverisë, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare që do të mundësonte krijimin e një qeverie e cila do të udhëhiqte vendin për katër vitet e ardhshme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera