Lajme

Agim Veliu i LDK-së kundër zgjedhjeve të hershme

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 25 May 2018

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është shprehur kundër zgjedhjeve të hershme. Sipas tij, fillimisht duhet mbështetur disa procese shtetërore që ka përpara Qeveria e Kosovës, pa përmendur se cilat jan ato, e pastaj të shkohet në zgjedhje.

“Dukë pasur parasysh se vendi ynë po kalon nëpër procese të rëndësishme, ne si Lidhje Demokratike kemi dashur arritjen e një koncensusi të përgjithshëm. Në këtë tryezë duhet të arrijmë një pajtim kur do të jetë data e zgjedhjeve, në mënyrë që disa procese të rëndësishme ti përkrahim, pasi disa çështje në proces nuk janë vetëm të qeverisë por janë të gjithë Kosovës”, është shprehur Veliu.

Ai në tryezën e organizuar nga Vetëvendosje “Zgjedhjet janë zgjidhje për Kosovën”, ka kërkuar të bëhen përpjekje bashkërisht mes subjekteve politike që pasi të përfundojnë këto procese ta caktojnë datën e zgjedhjeve./Infokusi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera