Lajme

Agim Veliu ia shton Qeverisë Hoti edhe tre koordinator nacional

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 21 September 2020

Qeverisë Hoti iu janë shtuar edhe tre koordinator nacional.

Kësaj radhe, emërimi i këtyre koordinatorëvë u bë më aminin e Ministrit të Punëvë të Brendshme, Agim Veliu, shkruan Gazeta Infokus.

Veliu ka emëruar zëvëndësministrat e Ministrisë që udhëhqe ai, në cilësin e koordinatorëve nacional.

-Advertisement-

Kështu është bërë e ditur në komunikatën e publikuar nga Ministria e Punëvë të Brendshme.

Agron Bacaj nga tani e tutje do të jetë Koordinator Nacional kundër krimit të organizuar, Koordinator Nacional për parandalimin e krimit dhe Koordinatorit Nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve.

Po ashtu, ministri Veliu emëroi zëvendësministrin Zafir Berisha, të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike dhe të Koordinatorit Nacional për menaxhimin e emergjencave.

Ndërsa, zëvendësministri Milan Radojevic është emëruar Koordinator Nacional kundër narkotikëve, Koordinator Nacional për siguri në bashkësi dhe Koordinator Nacional kundër trafikimit me njerëz.

Zëvendësministri Yildiray Bajram është autorizuar nga ministri Veliu të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e Koordinatorit Nacional për menaxhim të integruar të kufirit dhe Koordinatorit Nacional për ri-integrim dhe riatdhesim të personave si dhe të Koordinatorit Nacional për migrim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera