Lajme

Agim Veliu hyn në Kuvend për të dalë si ministër

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 03 June 2020

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku do të votohet qeveria Hoti nga ora 11:00.

Veliu është përsëri emri nga LDK-ja për ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan gazeta inFokus.

Kujtojmë se Veliu u shkarkua nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

-Advertisement-

E menjëherë pas këtij rasti LDK-ja si partner bashkë qeverisës me LVV-në nga zgjedhjet e 6 tetorit, inicioi mocionin e votëbesimit për qeverinë Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera