Lajme

Agim Veliu flet pas njohjes së patentë shoferëve nga Gjermania, unë kam punuar shumë në këtë aspekt

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 11 February 2022

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se ka punuar shumë në këtë aspekt, pasi Gjermania mori vendim për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës.

Ai është shprehur se ka punuar shumë, por meritat i kanë marrë ata që nuk i kanë.

Ai tha se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

-Advertisement-

“Me të vërtetë është një lajmi mirë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë e më shumë për ata që jetojnë dhe veprojnë në gjermani Tek ne është diçka e njohur tashmë se njerëzit nguten kur ndodh diçka të marrin merita edhe kur nuk i kanë. Unë me të vërtet kam punuar shumë në këtë aspekt dhe nuk kam punuar shumë në mënyrë publike për arsye se është dashur që të kryhen shumë punë dhe veprime sa i takon këtij akti që ka ndodhur sot”, ka thënë ai në emisionin “Frontal” në T7./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera