Lajme

Agim Veliu e anulon vendimin e Arban Abrashit, e quan të kundërligjshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 02 March 2021

Të hënën ministri i Ministrisë së Inftrastrukturës, Arban Abrashi ka shkarkuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, e në vend të tij ka emëruar Zymer Avdullahun.

Por, ky emërim i tij nuk zgjati shumë, meqenëse, sot i njejti është shkarkuar.

Në vendimin që ka siguruar Raporto.org, i nxjerr nga Agim Veliu, Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Kryesues i Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë, është anuluar vendimi i djeshëm me të cilin Avdullahu është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie, duke e konsideruar si akt administrativ të paligjshëm.

-Advertisement-

Në këtë vendim thuhet se në bazë të legjislacionit në fuqi “nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese lirohen nga detyra me vendim të Qeverisë, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e administratës shtetërore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera