Lajme

Agim Veliu del në përkrahje të marrëveshjeve, përmend letren e Mike Pompeo-s

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 14 February 2020

Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka reaguar pas marrëveshjes që është nënshkruar sot në Mynih në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta inFokus.

Veliu ka vlersuar rolin e SHBA- së, në procesin e dialogut, duke shtuar se çdo marrëveshje e arritur në mes të dy vendeve është e mirëpritur.

“Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ministri ka përmendur letrën që dje e ka dërguar për kryeministrin e Kosovës, sekretsari i shtetit amerikan Mike Pompeo dhe angazhimin e të dërguarit të posaqshëm të presidentit amerikan në dialog Richard Grenell.

Postimi i plotë:

Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm.

Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur.

Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera