Fokus

Agim Veliu blen pampersa me tender (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 12 August 2020

Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Agim Veliu ka dhënë një tender prej 10 mijë e 180 euro për furnizim me material higjenik.

Këtë tender e ka fituar Beni Dona Plast SH.P.K, shkruan gazeta Infokus.

Gazeta Infokus ka siguruar edhe dokumentacionin e tenderit për produktet që i ka blerë ministria e Agim Veliut.

-Advertisement-

Në mesin e produkteve të blera ka pampersë, shamponë, krehër e bica për rroje.

Gazeta Infokus ka siguruar edhe çmimet që janë blerë këto produkte.

Shampon për flokë 400ml, MPB i ka blerë me nga 52 cent copën në total 4000 shamponë, që i bie çmimi 2080 euro, shkruan gazeta Infokus.

Ndërsa nga 23 cent e ka blerë sapunin aromatik të ngurtë për duar që në total janë blerë 3000 copë me vlerë 690 euro.

Ministria e Agim Veliut i ka blerë edhe 3000 bica për rroje me nga 17 cent copën që kap totalin prej 510 eurosh.

270 euro kanë shkuar për 600 pako peceta higjienike për cikël mujor për femra.

2160 euro janë blerë 4 mijë pasta për dhëmbë, ndërsa me 560 euro janë blerë 4 mijë brusha, shkruan gazeta Infokus.

100 krehër me çmim nga 15 cent copën duke kushtuar 15 euro.

Ndërsa, kjo ministri gjithashtu ka blerë pampersa për fëmijë 9-20 kg 200 pako me vlerë 900 euro ose 4.5 euro pakon.

Pampersa me çmim të njëjtë janë blerë gjithashtu edhe 200 pako për fëmijë 6-9kg, ndërsa 100 pako me nga 4 euro pako janë blerë pampersa për fëmijë 3-6 kg.

Ministria e Agim Veliut ka blerë ehde 500 copë paloma të lëngshme me nga 75 cent copën duke kushtuar 375 euro dhe 150 kremë për lyerjen e trupit për bebe me nga 80 cent copën.

Tjetër produkt është edhe detergjent 3kg që janë blerë 600 copë me çmim 2 euro copën, ose në total 1 mijë e 200 euro./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera