Lajme

Agim Veliu: Albin Kurti u koordinua me Vjosa Osmanin për shkarkimin tim

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 02 December 2021

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka akuzuar tashmë presidenten Vjosa Osmani për koordinim me kryeministrin Albin Kurti që të shkarkohej ai gjatë kohës së koalicionit LDK-LVV.

Veliu tha se veprimi ka qenë mirë i koordinuar dhe shkarkimi i tij nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme ishte pretekst për prishje të Qeverisë.

“Shkarkimi im ka qenë pretekst, sepse në atë periudhë nuk ka funksionu si duhet, nuk është marrë me axhendat që kanë qenë të rëndësishme por është marrë me çështje periferike. Ai ka qenë një veprim i mirë i koordinuar me z. Kurti, me dikë brenda LDK-së, që më vonë edhe u identifikua që kanë bashkëpunu bashkë. Ju e dini me kë hyri bashkë me zgjedhje. Unë jam i bindur 100%, këtë s’mund të ma heq askush që Vjosa Osmani u koordinua me Albin Kurtit”, ka thënë ai në RTV Dukagjin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera