Lajme

Agim Çeku: Ja pse mbeta jashtë listës për deputetë

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 23 May 2017

Nga dje edhe zyrtarisht janë përmbyllur lista e subjekteve politike për kandidatët që do t’i futen garës për deputet të Kuvendit. Koalicioni i ‘krahut të luftës’ ka ndarë numrat për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit; PDK, 55 – AAK,40 si dhe NISMA 15.

Mirëpo, në listën e partisë së Kadri Veselit nuk janë parë disa emra të legjislaturës së kaluar të cilët kishin grumbulluar mijëra vota. Në mesin e tyre del të jetë edhe ish-kryeministri, Agim Çeku. Ai në zgjedhjet e 2014-ës kishte fituar 8,208 vota.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai thotë se mosfutja në këtë listë është bërë me arsyetimin se është “ngushtuar rrethi”  “Po, është e vërtetë që nuk do të jem pjesë e listave sepse PDK-ja është partia më e madhe në vend dhe s’mundemi gjithë me qenë deputet. Është në dorën e kryetarit të partisë dhe ai i përzgjedh ata që i konsideron”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndërsa, Çeku nuk tregon nëse do të jetë pjesë e qeverisë, në rast se i fitojnë zgjedhjet. Për të, më e rëndësishme është triumfi në këto zgjedhjeve nga koalicioni (PDK-AAK dhe Nisma).

“Është shumë herët të flas. T’i fitojmë njëherë zgjedhjet dhe besoj që përsëri do të n’varet prej partnerëve të koalicionit dhe kryetarit Veseli se ku mund të jem unë dhe të jap kontribut. Mirëpo, preukopimi i vetëm është që të angazhohemi dhe t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë në fund ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera