Agim Çeku akuzohet për fryerje të listës së veteranëve!
Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 16 October 2017
Kryetari i komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, Agim Çeku po akuzohet si i përfshirë në manipulimin me listat e veteranëve të UÇK-së, një vit pasi që Prokuroria e Shtetit e bëri objekt të hetimit këtë listë me mbi 46 mijë qytetarë të cilët e gëzuan statusin e veteranit.
Është, Hysni Gucati kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL-UÇK, ai i cili tërë përgjegjësinë mbi dyshimet për manipulim me lista të veteranëve të UÇK-së ia hedhë drejtuesit dhe komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve.
“Lista e veteranëve është fryer shumë, madje është tejkaluar numri e për këtë faji është i komisionit qendror për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve. Faji është tek politika dhe hirarkia. Agim Çeku nuk ka çfarë të fsheh këtu”, ka thënë Gucati për “Gazeta Blic”
Hysni Gucati, OVL e UÇK-së
E për zbardhjen e dyshimeve për manipulim me listat e kësaj kategorie, Gucati thotë se janë duke punuar edhe më tutje organët e drejtësisë, duke mohuar të ketë informacione për fazën e hetimeve.
“Realisht ne me prokurorinë nuk jemi takuar që disa kohë, hetuesia kanë qenë tek ne më herët por tani e tri javë nuk kemi pasur takime dhe nuk e dimë se deri ku kanë shkuar hetimet, vetëm që e di që janë duke punuar në atë drejtim”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër, kryetari i komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, Agim Çeku të ejtën i tha “Gazeta Blic” se nuk ndihet përgjegjës për fryerjen e listave të veteranëve.
Madje fajin për këtë dukuri ai ia hedh qeverisë “Mustafa” e cila sipas tij kishte përcaktuar kritere të lehta për njohjen e statusit të veteranit.
“Këto janë procese krejtësisht të ndara, ne kemi vërtetu si komision që dikush është veteran dhe me aq dëshiron puna jonë. Ata është dashur që të aplikojnë dhe t’i përmbushin kriterët që i ka vendosur qeveria në udhëzimin administrativ, aty ne nuk kemi pas çasje dhe as rol. Se a kanë qenë ato kushte shumë të lehta , siç duket po dhe unë mendoj që ideja fillestare ka qenë që një shumë të parave ta marrin vetëm ata që nuk punë, janë në gjendje të vështirë e nuk kanë të hyra të tjera, kështu që tani qeveria i ka parapa disa kushte shumë të lehta që i’a ka mundësu një numri të madh të përsonave të fitojnë të drejtën e veteranit”, ka thënë ai për “Gazeta Blic
”Dyshimet e përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta, për fryrje të listave me veteranë të UÇK-së kanë qenë pikënisje e hetimeve nga ana e Prokurorisë së Shtetit në vitin e kaluar.Numëri i madh i veteranëve ka rrezikuar buxhetin e Kosovës edhe gjatë vitit të kaluar, ku kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë.
Të hënën ka realizuar protestë një grup i veteranëve të UÇK-së para objektit të Qeverisë në shenjë pakënaqësie për mungesën e pagave për muajin shtator. Veteranët nuk e kanë marrë të plotë as pagën e muajit gusht, pasi që në buxhetin e shtetit kishin mbetur vetëm 1.7 milionë euro, para këto të cilat ishin të pamjaftueshme për dhënien e plotë të pagave të mbi 40 mijë veteranëve.
Në atë botë ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa kishte vendosur që t’i ndajë në mënyrë proporcionale paratë e mbetura për të gjithë veteranët. / Gazeta Blic /
Të tjera
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...