Lajme

Agim Bahtiri viziton minatorët e lënduar në Minierën e Trepçës

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 17 January 2024

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar në spital minatorët e e lënduar në Minierën e Trepçës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë dy minatorë janë me lëndime më të rënda.

Mirëpo, ai thotë se të gjitha minatorët janë jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

“Sipas njoftimeve të para nga stafi mjekësor të cilët i falënderoj shumë për profesionalizmin dhe angazhimim e tyre të menjëhershëm, tetë nga të lënduarit janë në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërkohë që dy të tjerë janë me lëndime më të rënda, por që falë Zotit të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë!

Rrjedhimisht, pesë nga të lënduarit janë liruar për në shtëpi, ndërkohë që edhe shtatë të tjerë priten të lirohen gjatë ditës”, ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera