Lajme

Agim Bahtiri, thërret mbledhje urgjente të Kuvendit komunal të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 26 March 2020

Kryetari i komunës së Mitrovicës , Agim Bahtiri, ka thirr një mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal.

Bahtiri ka propozuar që mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës të mbahet  për nesër, me datë 27.03.2020, duke filluar nga ora 10:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga kjo komunë.

 

-Advertisement-

 

“Kjo mbledhje do të mbahet në Sallën e Kulturës pasi që i plotëson kushtet e kërkuara për mbajtjen e mbledhjes urgjente, për të përfillur rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për mbajtjen e distancës”, thekson komunikata.

Ndërsa kjo nuk pritet të jetë komuna e vetme që do të mbaj një mbledhje të kësaj natyre, meqë nesër do të ndahen mjete financiare për të gjitha komunat në përballimin e situatës me pandeminë globale Covid-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera