Lajme

Agim Bahtiri: Sveçla shkoi për ta mbrojtur Kosovën e jo për ta ndarë si PDK e politikan tjerë

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 08 December 2019

Agim Batiri, anëtari i Vetëvendosjes që erdhi nga AKR, i ka dalë në mbrojtje tani kolegut të tij në parti Xhelal Sveçlës.

Kjo pas  një fotografie të publikuar mbrëmjen e së shtunës, ku Sveçla shihet ulur në një tavolinë me shefin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Bahtirit, Sveçla atje shkoi për ta mbrojtur Kosovën e jo për ta ndarë sikur PDK e disa politikan tjerë.

-Advertisement-

“Xhelali ishte prezent aty edhe pse ishin prezent përfaqësuesit e Serbisë, por këtë e bëri për ta përfaqësuar dhe mbrojtur Kosovën, sepse tash si parti fituese Vetëvendosje ka përgjegjësi edhe më të mëdha shtetërore. Por nuk ishte aty për ta ndarë Kosovën, siç bëri përpjekje PDK-ja dhe një pjesë tjetër e klasës politike të Kosovës për shumë kohë. Përderisa këta që po kritikojnë janë takuar fshehtazi për ndarjen e Kosovës deri në Mitrovicë, Xhelali mori pjesë në një takim zyrtar të organizuar nga miqt ndërkombëtar. Nuk mund ta kritikojnë Xhelalin e as VV-së këta që i falen Malit të zi 8200 hektarë tokë të Kosovës”.

Madje, Bahtiri për Sveçlën po thotë që është i pastër si loti e nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, shkruan gazeta inFokus.

“Për dallim prej tyre, Xhelali nuk ulet për të biseduar ndarjen e Kosovës, sepse ai as nuk blihet e as nuk shitet, as nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, sepse është i pastër si loti në aspektin privat e zyrtar. PAN-it po i dhemb se marrëveshja për koalicion do të arrihet javën që vjen, andaj nuk po lën guri pa lëvizur për ta penguar formimin e Qeverisë Kurti. Njëjtë siç dështuan ta ndalin fitoren e VV-së, ashtu do të dështojnë ta pengojnë formimin e Qeverisë Kurti” ka shkruar Bahtiri./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera