Lajme

Agim Bahtiri punëson vjehrrin e djalit si Drejtor të Shërbimeve Publike në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 15 October 2021

Komuna e Mitrovicës është një nga komunat që ka angazhuar numrin më të madh të personave që janë punësuar nëpër pozita të ndryshme.

E për këtë është kujdesur kryetari aktual Agim Bahtiri t’i rehatoj secilin në pozita të lakmueshme dhe se pa pozitë se la as mikun e tij, njëherit edhe vjehërri i djalit të tij, Naser Muja.

Lëvizja Vetëvendosje, ka nxjerr në pah skandalin më të madh të kohëve të fundit sa i përket punësimeve, që rezulton si konkurs rehatimi, e sidomos nga kryetari Bahtiri.

Këto janë pozita rehatuese nga qeverisja e Agim Bahtirit:

1. Nehat Bahtiri, Drejtor i emergjencave- Gushac;

2. Besnik Beka, Drejtor i Urbanizmit – Gushac;

3. Sami Zeka, ish Drejtor i Urbanizmit tash drejtor në “Omni Sport”, Gushac;

4. Naser Muja, Drejtor i Shërbimeve Publike, (vjehërri i djalit të Agim Bahtirit);

5. Ardiana Hajra, shefe e kabinetit, Gushac;

6. Arben Sahiti, ish vozitës i kryetarit, tash i punësuar në Teatrin e qytetit, Gushac;

7. Antigona Ibrahimi, ish Shefe e Kabinetit tash e punësuar në Teatër;

8. Arijan Tahiri, ish asistent i nënkryetarit tash i punësuar në Teatër;

9. Lulzim Hasani, bashkëpunetor i Drejtorit të DKRS-së, i punësuar në Teatër;

10. Ardian Kavaja, ish drejtor i DKRS-së tash i punësuar në Teater;

11. Faton Deliu, i afërt me nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka.

12. Valmire Sylejmani, është pranuar në punë në Teatër me një konkurs totalisht ilegal dhe pa e përfilluar asnjë procedurë madje as nuk është shpallur në faqen zyrtare të komunës së Mitrovicës.

Të tjera