Lajme

Agim Bahtiri porosi liderëve: Kush i do qytetarët do të mbështes bashkimin e Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 30 November 2018

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri në një konferencë për medie është shprehur i bindur se do të marrë përkrahje nga presidenti Hashim Thaçi për nismën e bashkimit të Mitrovicës.

Bahtiri ka thënë se këtë nismë do ta përkrahin të gjithë ata që ia duan të mirën popullit, shkruan Gazeta inFokus.

“Unë mendoj se secili që mendon në të mirë të qytetarëve dhe nuk besoj që një lider qoftë kryetar apo ministër, kuvendar apo kryetar i partisë që nuk dëshiron t’iu ndihmoj qytetarëve”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndryshe Bahtiri ka bërë të ditur se të enjten ka biseduar edhe më të parin e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe edhe ai ka shprehu përkrahjen e tij për idenë e bashkimit të Mitrovicës.

Pak minuta më parë ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur me qëllim për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Të gjithë asamblistët e komunës së Mitrovicë kanë përkrahur këtë nismë duke votuar pro rezulutës e cila do të i dërgohet Qeverisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Kuvendi i Mitrovicës miraton kërkesën për bashkimin e qytetit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera