Lajme

Agim Bahtiri paralajmëron: AKR, së shpejti do ta zhbllokoj situatën politike

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 27 August 2017

Nëse bllokada për krijimin e institucioneve vazhdon deri pas zgjedhjeve lokale, atëherë gjitha partitë do të vrapojnë që t’ia bëjnë numrat PAN-it, ka thënë nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri.

Ai ka paralajmëruar se nëse vazhdon kjo gjendje atëherë ky subjekt partiak përfundimisht do ta bëjë zhbllokimin e situatës politike në vend.

“Është i mirëseardhur çdo bisedim që bëhet për zhbllokim të situatës. Unë mendoj se zhbllokimi duhet të ndodhë për arsye se nuk e kemi standardin aq të lartë që të humbim kohë dhe të humbet Kosova dhjetëra milionë euro në javë për teket e dikujt. Unë i kam ftuar dhe i ftoj prapë gjithë krerët partiak që të ulen dhe të bisedojnë e të bëjnë zgjidhje. Kjo ka qenë kërkesa ime e kamotshme, mos t’i kqyrin interesat personale dhe të partive që të shkohet në bllokadë deri mbas zgjedhjeve lokale. Për arsye se aty është qëllimi sepse pas zgjedhjeve lokale të gjithë kanë me u mbajt me u bashku me PAN-in”, ka thënë Bahtiri për Indeksonline.

-Advertisement-

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri a treguar se ishte pikërisht kërkesa e tij që të fillojnë bisedimet me krerët partiak. Andaj ai i fton të njëjtit që të gjejnë ndonjë zgjidhje për krizën e krijimit të institucioneve.

Tutje, Bahtiri ka shtuar se nëse krerët partiak nuk arrijnë ta bëjnë zgjidhjen për vendin, atëherë AKR-ja do të lëvizë në këtë drejtim.

“Ne çdo herë kërkojmë zgjedhje por zgjedhjen më të mirë të mundshme. Në qoftë se këta nuk bëjnë zgjedhje atëherë ne detyrohemi të bëjmë zgjedhje. Unë shpresoj  se  zgjedhja do të ndodhë përndryshe unë paralajmërojë se nëse nuk bëhet ndonjë zgjedhje ne duhet të ndërmarrim ndonjë veprim, e cila nuk është në shpirtin tonë por ne do të lëvizim në atë drejtim”, ka përfunduar Bahtiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera