Lajme

Agim Bahtiri nuk shkon në protestë, e qon motrën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 29 September 2018

Bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestë.

Por ai vet nuk do ti bashkohet protestës të së shtunës në Prishtinë.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri gjendet në një udhëtim jashtë vendit. Por pjesë e protestës do të jetë motra e tij.

-Advertisement-

Xhevrije Bahtiri- Ademi e cila është edhe asambliste në kuvendin komunal të Mitrovicës ka konfirmuar për gazetën inFokus se do të jetë pjesë e protestës.

“Po unë do ti bashkohem protestës së sotme ne Prishtinë. Momentalisht jam rrugës, fillimisht kam jam nis me veturë por rrugës kam ndaluar dhe u jam bashkuar qytetarëve që po udhëtojnë me autobusët e organizuar”, ka thënë ajo.

Ndërsa e pyetur për nëse edhe anëtarët e tjerë të AKR-së po marrin pjesë, Bahtiri ka thënë se nuk ka informacione.

“Kryetari i komunës ka bërë thirrje që ti bashkohen protestës janë 7-8 autobusa të organizuar. Këtu ku jam unë nuk po shohë anëtarë të AKR-së janë vetëm qytetarë të thjeshtë”, ka thënë ajo.
Ajo poashtu ka shtuar se sot nuk njohin dallime partiake.

“Ne sot nuk njohim parti, ne ju kemi bashkangjitur vetëm arsyes”, ka përfunduar Xhevrije Bahtiri- Ademi.

Gazeta inFokus ka raportuar se tashmë kanë përfunduar të gjitha nisjet e organizuara nga shumica e qyteteve në Kosovë.

Protesta e organizuar nga Vetëvendosje pritet të filloj në orën 14:00, shkruan gazeta infokus.

Nën moton ‘Një popull s’i nënshtrohet një njeriu’, pjesëmarrësit e protestës do të kundërshtojnë shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë dhe mos përfaqësim e Kosovës nga Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera