Agim Bahtiri me akuza të rënda për Thaçin, Ramën e Haxhiun
Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 09 February 2020
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka lëshuar akuza të rënda për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe gazetarin, Baton Haxhiun.
Në emisionin n’Konak me Kosovë Gjocin e cila do të transmetohet sonte në ora 21:00 në televizionin T7 dhe në platformat online të Gazetës Express dhe Gazetës Infokus, Bahtiri ka thënë se këta tre kanë qenë ideatorë e ndarjes së Kosovës dhe ka akuzuar Haxhiun për koordinimin e gjithë këtij plani me shefin e shtetit serb, Aleksandër Vuciq.
Ai ka folur për SHIK-un, për bandat në veri të Mitrovicës, për partitë politike, për koalicionin VV-LDK, për Albin Kurtin dhe miqësinë e tij dhe lidhjet biznesore me Behgjet Pacollin, edhe pse iku nga partia e këtij të fundit.
Përveç kësaj, Bahtiri në intervistën n’Konak me Kosovë Gjocin ka rrëfyer edhe për shumë histori interesante e të pa dëgjuara deri tani nga fëmijëria dhe jeta e tij.
Si shumica e shqiptarëve, edhe Bahtiri nuk u ka shpëtuar ballafaqimeve me policinë serbe gjatë viteve ‘90, por thotë se nuk është frikuar asnjëherë nga ta. Bile, në një rast, ai tregon se edhe është përplasur fizikisht me ta, derisa ia kishin rrethuar shtëpinë, dhe fal reagimit të tij i gjithë aksioni ishte anuluar.
Ai po ashtu ka treguar se a do të garoj përsëri për kryetar të Komunës së Mitrovicës dhe për ambiciet e tij për t’u bërë president i Kosovës.
Në rrëfimin e tij Bahtiri ka thënë se deri me tani gjithçka që ka synuar në jetë e ka arritur.
Derisa, ka folur edhe për bizneset e tij në Holandë dhe vende të tjera, duke thënë se vlera e tyre kalon disa milion e po ashtu ka treguar edhe rrugën se si ka arritur deri tek milionët e parë.
Kryetari aktual i Mitrovicës, thotë se është edukuar që mos të përfitoj në jetë pa punë e angazhim. E këtë ai e dëshmon edhe me një histori personale, kur Bahtiri thotë se refuzoi një çek në vlerë prej 250 mijë euro, të cilën ia ofroj si dhuratë partneri i tij në biznes.
Madje ka rrëfyer një histori të çuditshme se si e ka bartur me dhemb disa metra një oficer të ushtrisë së ish-Jugosllavisë dhe e ka rrotulluar disa herë, i cili sipas Bahtirit, peshonte mbi100 kg.
Këto dhe shumë rrëfime e ngjarje interesante mund t’i dëgjoni sonte në emisionin n’Konak me Kosovë Gjocin në ora 21:00 në televizionin T7 dhe platformat online të Gazetës Express dhe Gazetës Infokus.
Të tjera
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...
-
Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët ...
-
“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva
Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komuna...
-
Ministri i Mbrojtjes i Italisë vjen në Kosovë
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ...
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...