Lajme

Agim Bahtiri lutet për shpetimin e të riut që e nxunë germadhat

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 22 April 2019

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka falenderuar të gjithë të cilët po kontribojnë në kërkimin e të riut që është zënë nga gërmadhat pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatiku”.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook gjithashtu ka bërë apel nga të gjithë qytetarët që të lutën për shpëtimin e jetës së të riut, shkruan gazeta inFokus.

“ Falënderoj dhe u jam mirënjohës Zjarrfikësve, Policisë, FSK-së, kompanive ndërtuese dhe vullnetarëve që po vazhdojnë kërkimin e pandërprerë edhe në këto orë të vona, për kërkimin e të riut që është zënë nga gërmadhat pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë”, ka shkruar Bahtri./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera