Lajme

Agim Bahtiri kërkon shkarkimin urgjent të Gjergj Dedajt

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 06 August 2018

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, AKR, Agim Bahtiri, ka kërkuar sot nga kryeministri Ramush Haradinaj që në mënyrë urgjente ta shkarkojë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedajn, nga të gjitha pozitat në institucionet e Kosovës.

Sipas Bahtirit, Gjergj Dedaj me deklaratat dhe veprimet e tij të vazhdueshme gjatë muajve të fundit ka nxitur përçarje tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pakënaqësi të shteteve mike, “duke i dëmtuar kështu rëndë raportet me disa miq tanë dhe imazhin e Republikës së Kosovës”.

Kjo është letra e plotë e kryetarit të Mitrovicës së Jugut:

-Advertisement-

“Në cilësinë e Zëvendës Presidentit të AKR-së, parti e cila gjithmonë ka nxitur marrëdhënie të shkëlqyera me partnerë dhe aleatë, e posaçërisht me ata të cilët gjithmonë e kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejtë lirisë e pavarësisë dhe shtet-ndërtimit e zhvillimit ekonomik pas lufte përmes investimeve të shumta, si dhe kanë lobuar fuqishëm për njohjen e Republikës së Kosovës, nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Ramush Haradinaj, kërkoj që në mënyrë urgjente z. Gjergj Dedaj të shkarkohet nga të gjitha pozitat brenda institucioneve të Republikës së Kosovës.

  1. Gjergj Dedaj me deklaratat dhe veprimet e tij të vazhdueshme gjatë muajve të fundit ka nxitur përçarje tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pakënaqësi të shteteve mike, duke i dëmtuar kështu rëndë raportet me disa miq tanë dhe imazhin e Republikës së Kosovës.

Andaj, duke mos dashur që heshtja ndaj deklaratave të papranueshme të z. Dedaj, të kuptohet si pajtim me atë që ai ka thënë, kërkoj nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj që ta shkarkoj z. Dedaj nga të gjitha funksionet në institucionet e Republikës së Kosovës urgjentisht, pasi që mendoj se ky veprim do të mirëpritej nga qytetarët e vendit, të pakënaqur me deklaratat e tij të fundit, por edhe nga shtetet mike që kanë bërë shumë për Kosovën.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera