Lajme

Agim Bahtiri ka një kërkesë për Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 19 June 2019

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka bërë thirrje Presidentit, Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ndërprerjen e ndërtimeve ilegale në veri.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pranuar një peticion me rreth 115 nënshkrime nga qytetarët e lagjes “Kroi i Vitakut” nga qyteti i Mitrovicës, të cilët kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre lidhur me ndërtimin e banesave kolektive të destinuara për pjesëtarët e komunitetit serb.

Me këtë rast, Bahtiri duke u solidarizuar me qytetarët e kësaj lagjeje kërkon nga Presidenti, Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, të ndërmarrin veprimet e nevojshme duke u bazuar në kompetencat e tyre, për ndërprerjen e këtyre ndërtimeve të paligjshme dhe ilegale.

-Advertisement-

“Iniciativa të tilla janë diskriminuese ndaj popullatës shqiptare në atë pjesë të qytetit, duke marrë parasysh edhe faktin që nga pjesa veriore e Mitrovicës janë zhvendosur mbi 15 mijë shqiptarë, ku shumica prej tyre edhe sot e kësaj dite nuk kanë mundur të kthehen në pronat e tyre”

Në lidhje me këtë shqetësim të qytetarëve të “Kroit të Vitakut”, ne si qeverisje lokale mbështesim shqetësimin e ngritur nga këta banorë duke iu drejtuar organeve kompetente të nivelit qendror për ndërprerjen e këtyre ndërtimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera