Lajme

Agim Bahtiri “godet” LDK-në: Po bëni lojëra fëmijësh

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 22 January 2020

Agim Bahtiri, kryetar i komunës së Mitrovicës, ka folur për ngjarjet e fundit dhe thotë se është tejet i zhgënjyer nga të dy partitë edhe LDK por edhe VV për mos arritjen e një marrëveshje.

Bahtiri ka thënë se i ka dërguar porosi LDK-së përmes nënkryetarit të kësaj partie Agim Veliut, shkruan gazeta inFokus.

Ai thotë se i ka thënë atij të ia përcjellë LDK-së që të mos bëjnë më lojë fëmijësh dhe të mos luajnë me pozita.

-Advertisement-

“Optimist janë kanë krejt VV’ja, dhe kemi pritur që të bëjmë shpejt Qeverinë, sepse qytetarët kanë dhënë verdiktin që këto dy parti të udhëheqin, Kjo që po ndodh më ka zhgënjyer shumë, ku i ka zhgënjyer të gjithë votuesit e LDK-VV, e më shumë të LDK. Unë i kam treguar edhe përmes Agim Veliut  se ne nuk do të kthehemi mbrapa, sepse posti më i lartë i institucioneve të shtetit nuk luhet. Kjo është një lojë e fëmijëve, mos luni me këtë pozitë, këtë porosi ja kemi dërgu Isa Mustafës përmes Agim Velit”, tha ai në T7./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera