Lajme

Agim Bahtiri: Festa e Bajramit e dobishme dhe e bekuar për myslimanët

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 24 June 2017

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Bajramit, trasnmeton Infokusi.com

Urimi i plotë i Agim Bahtirit mund ta gjeni më poshtë:

“Me kënaqësinë më të madhe, në emër të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emrin tim personal, ju uroj Festën e Bajramit të Madh, festë kjo më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët.

-Advertisement-

Jam i bindur se kjo festë e madhe që përmbyll Muajin e Madhërishëm të Ramazanit, do t’i gëzoj dhe gjej të lumtur të gjithë besimtarët e fesë islame, të cilët gjatë ditëve të gjata e të nxehta që mbretëruan gjatë këtij muaji të bekuar, duke kryer obligimin e tyre të agjërimit, treguan devotshmërinë,  përkushtimin dhe dashurinë e  tyre të madhe ndaj Zotit të plotfuqishëm.

Të shpresojmë se për këtë dashuri dhe besim të shprehur, Zoti do të na shpërblej, duke na udhëzuar që të jemi edhe më të devotshëm në të ardhmen.

Duke qenë se kremtimi i kësaj feste na jep emocion të veçantë, na jep elan dhe na mobilizon maksimalisht në punët tona fetare dhe të tjera, uroj që të kemi respekt ndaj njëri-tjetrit, që të jetojmë në harmoni me të tjerët, që të ndihmojmë edhe më shumë njerëzit në nevojë, që të jemi më të urtë e më të mençur në përballimin me sfidat që na presin, sidomos neve këtu në Mitrovicë.

E pra qytetarë të nderuar të besimit myslimanë dhe ju drejtues të Bshkësisë Islame, gjithmonë paçi në shtëpitë tuaja mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.”INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera