Lajme

Agim Bahtiri e përkrahë Vjosa Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 15 January 2020

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se LDK duhet të pajtohet për të lidhur koalicionin me VV’në.

Kështu ai ka përkrahur Vjosa Osmanin, e cila e mirëpriti ofertën e VV-së dhe e quajti atë ofertë serioze për të arritur marrëveshjen për koalicion.

Ai tha se edhe të tjerët në LDK duhet dhe mund të jenë konstruktiv siç është Osmani, shkruan gazeta inFokus.

“LDK-ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV-në, duke çuar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë më 6 tetor. Edhe pjesa tjetër e drejtuesve të LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikurse Vjosa Osmani, e cila po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti”, shkruan ai.

Bahtiri tha se posti i kryeparlamentarit tashmë është fakt i kryer.

“Tashmë është fakt i kryer posti i kryeparlamentarit, të cilin vet LDK-ja e ka votuar dhe çdo kërkesë në këtë drejtim do të pengon seriozisht çfardo bashkëpunimi”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Të tjera