Lajme

Agim Bahtiri e Albin Kurti së bashku në thirrjen për protestën e së shtunës

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 22 September 2018

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri që vjen nga rradhët e Aleancës Kosova e Re i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në thirrjen për një protestë masive kundër Presidentit të Vendit, Hashim Thaçi.

Ne Qendrën e Kulturës Rexhep Mitrovica në Mitrovicë po mbahet tubimi me moton ” Një popull nuk i nënshtrohet një neriu “, në të po marrin pjese kryetari i komunës së Mitrovices Agim Bahtiri, kryetari i Levizjes Vetvendosja Albin Kurti, deputetja Albulena Haxhiu, nënkryetari, organizatorë e qytetar të shumtë .

Përmës këtij tubimi po ju bëhet thirrje qytetarve të Mitrovicës që të marrin pjesë në protesten e cikat pritet të mbahet me 29 shtator në Prishtnë.

-Advertisement-

Agim Bahtiri, i pari i Mitrovicës tha se qyteti që drejton ka qenë gjithmonë burim i ndryshimeve.

“Unë kam dalur para këtij populli për të kërkuar votën por sot kam dalur për të ju ftuar t’i bashkoheni këtij njeriu Albin Kurtit për të ndalur këtë gjarpër, këtij gjarpri do t’i themi jo pikërisht në Mitrovicë. Mitrovica ka dite çdo herë me njerëz të fuqishëm që të përballet me çdo situatë”, tha Bahtiri.

Në anën tjetër, Kryetari i LVV-së gjithashtu duke iu referuar presidentit si gjarpër ftoi për protestë paqësore gjithëpopullore.

“Kryetar e dimë të gjithë e dinë, i gjithë populli që shqiponja e mund gjarprin, më 27 shtator sot një javë le të mbajmë një protestë masive e paqësore me të cilën do të tregojmë se populli i Kosovës nuk i ka ra pishmon pavaresisë sikur ai”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera