Lajme

Agim Bahtiri do t’i bashkohet të hënën VV-së, ky është reagimi i AKR-së së Pacollit

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 21 August 2019

Pas lajmit që Agim Bahtiri do t’i bashkohet VV-së, duke e braktisur AKR-në, nga partia e Pacollit nuk kanë asnjë informatë.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli në një prononcim për Periskopin ka thënë se deri tani nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me aderimin e Bahtirit në Vetëvendosje.

“Nuk kemi asnjë informtarë për aderimin e Agim Bahtirit. Kështu që zyrtarisht nuk kemi asnjë informatë, normal se njeriu duhet të lajmëroj në parti për çdo lëvizje të mundshme, nëse është e vërtetë atëherë është nonsense, absurd. Çdo opsion është në tavolinë, nëse ne kemi vendosë me shku në koalicion me VV-në, atëherë çdo gjë qitet në tavolinë shqyrtohet me strukturat e partisë dhe kado që shkon shumica shkon edhe parkica. Kështu e ka demokracia. Kemi nevojë me pasë kulturë të paraqitjes e të fushatës duhet me ju përshtat evropës. Të dalim nga ajo faza e kanunit, folklorit e odave një herë e përgjithmonë të mësohemi të respektojmë rregullat e demokrcisë”, përfundon Makolli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera