Lajme

Agim Bahtiri braktis AKR’në, i bashkohet kësaj partie

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 21 August 2019

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahiri, ka kaluar në Vetëvendosje.

Bahtiri i cili deri tani ka qenë pjesë e AKR-së ka aderur në Vetëvendosje. Lajmi u bë i ditur para pak çastesh.

Mirëpo nga AKR nuk janë në dijeni për këtë aderim, dhe nuk janë njoftuar ende zyrtarisht.

-Advertisement-

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli në një prononcim për Periskopin ka thënë se deri tani nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me aderimin e Bahtirit në Vetëvendosje.

“Nuk kemi asnjë informtarë për aderimin e Agim Bahtirit. Kështu që zyrtarisht nuk kemi asnjë informatë, normal se njeriu duhet të lajmëroj në parti për çdo lëvizje të mundshme, nëse është e vërtetë atëherë është nonsense, absurd. Çdo opsion është në tavolinë, nëse ne kemi vendosë me shku në koalicion me VV-në, atëherë çdo gjë qitet në tavolinë shqyrtohet me strukturat e partisë dhe kado që shkon shumica shkon edhe parkica. Kështu e ka demokracia. Kemi nevojë me pasë kulturë të paraqitjes e të fushatës duhet me ju përshtat evropës. Të dalim nga ajo faza e kanunit, folklorit e odave një herë e përgjithmonë të mësohemi të respektojmë rregullat e demokrcisë”, përfundon Makoll

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera