Agim Bahtiri bëri dallavere edhe me skemën sociale për të varfrit e Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 12 October 2021
Agjencia Kundër Korrupsionit i ka kërkuar kryetarit aktual të Mitrovicës, Agim Bahtirit dhe Drejtorit të Drejtorisë së Prokurimit në Komunën e Mitrovicës, Bekim Mujës, sqarim lidhur me tenderin “Furnizimi me pako ushqimore dhe higjienike për familje gjendje sociale skamnore nga ZKKK”.
Sipas kësaj agjencie, duke vepruar sipas detyrës zyrtare, më saktësisht më datën 09/11/2020, pas kontrollimit të njoftimeve për kontratë që ka bërë në sistemin elektronik të prokurimit, ka analizuar kontratën e Komunës së Mitrovicës.
Nga kjo analizë, në bazë të dokumenteve të nxjerra, prokurimi ka analizuar njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit, ku ka konstatuar se Autoriteti Kontraktues për këtë aktivitet të prokurimit ka paraparë procedurën e koutimit me vlerë të parashikuar në shumën prej 2.900 eurove.
Gjithashtu, AKK ka kërkuar nga Operatori Ekonomik të ofrojë së paku një kontratë dhe një referencë për furnizime të njëjta ose të ngjashme (furnizim me ushqim) në vlerë prej 4.350 euro në tre vitet e fundit, që i bie nga data e publikimit të njoftimit.
Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit kjo konsiderohet se nuk është në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi për prokurimin publik, më saktësisht me nenin 69.
Agjencia konsideron se Autoriteti Kontraktues nuk ka të drejtë të bëjë kufizimin e numrit të kontratave dhe referencave në vlerën e caktuar.
E rëndësishme për Autoritetin Kontraktues është që ta vërtetojë se operatorët ekonomik përmbushin vlerën minimale, e cila është kërkuar nga ana e Autoritetit Kontraktues, pavarësisht numrit të kontratave dhe referencave.
Gjithashtu, AKK ka konsideruar se shkelje të tilla nuk duhet lejuar në aktivitete të prokurimit, andaj ka rekomanduar që të evitohen këto shkelje, përmes njoftimit standard për informata shtesë dhe për përmirësimin e gabimeve, duke i njoftuar operatorët të cilët e kanë tërhequr dosjen e këtij tenderi./mitrovica raporton/
Të tjera
-
PSD mban konferencë sot para Prokurorisë Speciale
Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë n...
-
Krasniqi në ditëlindjen e Thaçit: Urime president, dielli do të lindë përsëri
Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast...
-
Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës: Pasivizimi i adresave nga Serbia duhet ndaluar menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar...
-
Ferizaj, sekuestrohen katër automjete që i kërkonte Interpoli
Policia e Kosovës i ka gjetur të martën katër automjete me targa franceze në ...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Qytetarët kanë 2 opsione – integrim apo izolim
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka hedhur votë...
-
Nisë seanca kundër Dardan Krivaqës, akuzohet për grabitje në kazino
I dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë për vrasjen e Marigona Os...
-
Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizajt, i kishte mundësuar një turku të pajiset me dokumente të Kosovës
Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdoru...
-
Hoxhaj uron Thaçin për datëlindje: Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presid...
-
NATO nis armë bërthamore në Poloni? Reagon Stoltenberg: Nuk ka plane për…
Presidenti polak Anderzej Duda la të kuptohet se vendi i tij është i gatshëm ...
-
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje me fjalë nga zemra
Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi ur...
-
Spanja liron aksidentalisht bosin holandez të drogës, më pas ai arratiset
Zyrtarët e drejtësisë në Spanjë aksidentalisht kanë liruar nga burgu miliarde...
-
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka ...