Lajme

Agim Bahtiri: Albin Kurti është shpirti im

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 20 September 2019

Kryetari i Komunës së Mitrovicës sot u vizitua në vendlindjen e tij, fshatin Gushavc, nga shefi i partisë së tij dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Miqësia mes të dyve duket se vetëm sa është trashur, marrë parasysh mënyrën e çuditshme se si i drejtoheshin njëri-tjetrit.

“Më lejoni ta përshëndes mikun tim, shpirtin tim, Albin Kurtin” – tha në një binë të improvizuar Bahtiri duke iu referuar me buzëqeshje kreut të VV-së.

-Advertisement-

Ndërkohë që kryetari i VV-së Albin Kurti iu drejtua vartësit të tij me “Gima” si një shkurtore për emrin Agim.
Pas Gushavcit, kreu i VV-së u përcoll nga Bahtiri edhe në katundin e Zhabarit.

Bahtiri para afërisht një muaji iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje duke braktisur Aleancën Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit, të cilët e kanë akuzuar për “vjedhje të mandatit të kryetarit të komunës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera